LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi misterioz i Haaland në Twitter: Çfarë do të thotë?

Mesazhi misterioz i Haaland në Twitter: Çfarë do të thotë?

Erling Haaland u shfaq në mediat sociale pas fitores mbresëlënëse 9-0 të Norvegjisë në një lojë miqësore me Armeninë të martën për të postuar një mesazh të çuditshëm që mund të ketë të bëjë me të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit ka tërhequr interes nga disa klube elitare evropiane, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Cityn, të cilat pritet të luftojnë për transferimin e sulmuesin norvegjez gjatë verës.


Haaland pritet të marrë një vendim nëse do ta provojë fatin diku tjetër pas përfundimit të sezonit 2021/22, gjatë të cilit ai ka arritur të shënojë 23 gola në të njëjtin numër paraqitjesh për Dortmundin në të gjitha garat.

Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë
Lexo po ashtu Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë

Mesazhi misterioz i Haalandit në Twitter

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi një dygolësh dhe bëri një asistim në fitoren komode të Norvegjisë ndaj Armenisë, pasi kishte shënuar tashmë tre herë për ekipin e tij kombëtar në vitin 2022.

Pas ndeshjes, Haaland shkoi në profilin e tij privat në Twitter për të dërguar një mesazh në gjuhen norvegjeze.

“Para dy vitesh mora një këshillë nga një fermer: Reagoni me këmbët tuaja, pastaj gjërat e tjera do të funksionojnë”, ka shkruar Haaland në postimin e tij.

E ardhmja e Haalandit është në ajër

Haaland ende nuk ka komunikuar vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij. Të dy gjigantët e La Ligas janë të interesuar për nënshkrimin e tij, me Real Madridin të gatshëm për të krijuar një partneritet të mrekullueshëm me Kylian Mbappen në sulm dhe Barcelona që e sheh atë si nënshkrimin e tyre të mundshëm në verë.

Në shkurt, drejtori menaxhues i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke zbuloi se tifozët do të kenë lajme për të ardhmen e Haaland në dy muajt e ardhshëm.

“Natyrisht, ne do të donim që ai të qëndronte me ne, por vendimi është i Erlingut. Gjërat do të zgjidhen ndoshta për katër ose gjashtë javë. Nëse ai qëndron me ne, do të ishte e mrekullueshme. Përndryshe, ne do të kërkojmë zgjidhje”, ka thënë Watzke për Kicker. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori