LAJMI I FUNDIT:

Mesazh për kreun e Wagnerit – Mercenarët e Kadyrovit nënshkruajnë kontratë me Rusinë

Mesazh për kreun e Wagnerit – Mercenarët e Kadyrovit nënshkruajnë kontratë me Rusinë

Luftëtarët e detashmentit Akhmat, i cili është nën komandën e Ramzan Kadyrov, nënshkruan një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë pas nxjerrjes së një dekreti nga ministri Sergey Shoigu.

Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, dokumenti nënshkruhet nga drejtori i Akademisë së Forcave Speciale Ruse, Adam Dashayev dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, gjenerallejtënant Alexei Kim.


Sipas dekretit të Shoigut, të gjithë luftëtarët e “formacioneve vullnetare” duhet të nënshkruajnë një kontratë me departamentin ushtarak që përcakton aktivitetet e tyre në zonën e “operacioneve speciale ushtarake” deri më 1 korrik. Çeta e Akhmatit ishte e para që e bëri këtë.

“Shpresoj që në të ardhmen, duke parë përvojën tonë të parë, edhe njësi të tjera vullnetare do të nënshkruajnë kontrata të tilla”, tha zëvendës shefi i shtabit, Kim pas nënshkrimit të dokumentit.

Ndryshe, kreu i grupit mercenarë rus, “Wagner”, Yevgeny Prigozhin refuzoi t’i bindej dekretit të Shoigut.

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin - si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse
Lexo po ashtu Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin - si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse

“PMC Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me Shoigun. Fakti që ai shkruan dekrete apo urdhra vlen ekskluzivisht për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ato brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Prigozhin.

Përveç konfliktit me Shoigun, kreu i Wagnerit po mundohet ta largojë prej skenës edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori