LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin – si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin – si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt në juglindje si pjesë e kundërofensive të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e Kievit kanë ngritur flamurin ukrainas në Storozheve në rajonin e Donetsk.


Ministri i Mbrojtjes falënderoi Brigadën e 35-të të Veçantë të Marinsave për rimarrjen e kontrollit të fshatit.

Mbi 500 ushtarë vetëm gjatë ditës së kaluar - këto janë humbjet e rusëve, që nga fillimi i agresionit në Ukrainë
Lexo po ashtu Mbi 500 ushtarë vetëm gjatë ditës së kaluar - këto janë humbjet e rusëve, që nga fillimi i agresionit në Ukrainë

Lajmi vjen pasi Ukraina tha se çliroi gjithashtu fshatrat Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka, të cilat shtrihen në skaj të rajonit të Donetsk, pranë rajonit të Zaporizhzhia.

Blogerët e njohur ushtarakë rusë thanë se lufta për Makarivka ishte në vazhdim, por konfirmuan se forcat ukrainase kishin marrë Blahodatne dhe Neskuchne.

Ndërsa Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA, thotë gjithashtu se Ukraina ka rimarrë Novodarivka, duke e çuar numrin total të fshatrave në pesë.

Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”
Lexo po ashtu Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”

Sidoqoftë, Sky News shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.

Luftimet vazhdojnë pranë Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka sot, me 25 beteja në 24 orët e fundit, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Kalo në kategori