LAJMI I FUNDIT:

Mes thashethemeve se ka nisur një romancë me Brad Pittin – Emily Ratajkowski konfirmon se është beqare

Mes thashethemeve se ka nisur një romancë me Brad Pittin – Emily Ratajkowski konfirmon se është beqare

Emily Ratajkowski sqaroi se ajo është ende beqare mes thashethemeve se ka nisur një lidhje me aktorin Brad Pitt.

Modelja, 31 vjeçe, diskutoi ndarjen e saj nga Sebastian Bear-McClard në një intervistë për “Variety” të botuar të mërkurën (12 tetor), duke thënë se ajo po mëson t’i “lërë gjërat të shkojnë”.


“Unë jam beqare për herë të parë në jetën time, dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë i shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”, tha autorja e “My Body”.

Foto: Emrata/Instagram

“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit ka të bëjë me kontrollin dhe llojin e të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë në të vërtetë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është të lësh gjërat të shkojnë”, vazhdoi ajo.

Ndërsa Ratajkowski ende nuk i ka adresuar thashethemet se ajo ka kaluar kohë me aktorin 58-vjeçar, burimet thonë se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës ligjore për kujdestarinë me Angelina Jolie.

Foto: Getty Images

“Brad ka krijuar lidhje në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina Jolie do ta kthej edhe më shumë kundër fëmijët e tyre  nëse ai ka një të dashur serioze”, tha një burim muajin e kaluar.

Edhe pse dy aktorët kanë finalizuar divorcin e tyre që nga ndarja e tyre në vitin 2016, ata ende po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre , janë përfshirë në një padi prej 250 milionë dollarësh mbi kantinë e tyre franceze dhe po përballen me akuza për abuzim në familje.

Foto: WireImage

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Ndërsa, Ratajkowski, e cila kohët e fundit doli si biseksuale, bëri kërkesë për divorc nga producenti në fillim të këtij viti, mes thashethemeve për tradhti nga ana e Bear-McClard.

Të dy u martuan pas 2 muajsh lidhje në vitin 2018 dhe kanë një djalë 1-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Foto: Getty Images

Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thonë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.

Një burim tha për “OK! Magazine” në fund të gushtit se Pitt, “i kërkoi të dilte me të dhe ajo tha po”.

Ndërkohë më parë përfaqësuesit e Pitt mohuan që dyshja të ishin në një lidhje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori