LAJMI I FUNDIT:

Mertens këshillohet me Lukakun, kërkon banesë në Milano

Mertens këshillohet me Lukakun, kërkon banesë në Milano

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, raportohet se i ka kërkuar këshilla Romelu Lukakut për gjetjen e një banese të re në Milano.

Sulmuesi do të jetë një lojtar i lirë kur kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe ka gjithnjë e më shumë gjasa që të mos e zgjat me klubin nga “San Paolo”.


Chelsea e ka bërë të qartë interesin e tyre për belgun, por burime të shumta shkruajnë se Mertens ka vendosur të bashkohet me Interin, nëse ai largohet nga Napoli.

Sipas Tuttosport, ai e ka telefonuar bashkatdhetarin e tij Lukakun për të kërkuar këshilla për gjetjen e një banese të re në qytetin e Milanos.

Kjo pasi ata nuk do të jenë thjesht shokë të skuadrës, por edhe fqinjë.

Lukaku aktualisht jeton në të njëjtën rrugë si sulmuesi tjetër i Interit, Lautaro Martinez, pasi shpesh kanë publikuar video në Instagram, ku shihen afër njëri tjetrit në këtë kohë pandemie. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori