LAJMI I FUNDIT:

Mertens drejt Chelseat, Lampard e telefonon çdo ditë

Mertens drejt Chelseat, Lampard e telefonon çdo ditë

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, e do me çdo kusht Dries Mertens në skuadrën e tij.

Tashmë është raportuar shumë shpesh që Chelsea ka interesim shumë të madh për belgun pasi mbetet lojtar i lirë në verë.

“Mertens fillimisht kishte thënë se dëshironte të qëndronte në Napoli, por më pas agjenti i tij filloi ta ofronte me klube të ndryshme ndërkombëtare, domethënë diçka ndryshoi midis lojtarit dhe Napolit”, ka thënë agjenti i njohur Vicenzo Morabito për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Chelsea tani ka zgjatur kontratën e Giroud si masë paraprake, por ata janë shumë të interesuar për Mertens dhe Lampard po e thërret atë pothuajse çdo ditë. Unë e shoh Mertensin te Chelsea”, ka thënë ai.

Inter, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool janë gjithashtu në garë për sulmuesin belg.

Morabito që njihet për transferime ka folur edhe për Edinson Cavanin duke thënë që mund të vazhdojë edhe për një vit te PSG, ose të kalojë te Atletico Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori