LAJMI I FUNDIT:

Lirohet pengu i fundit, arrestohet i dyshuari për pengmarrje në Holandë

Lirohet pengu i fundit, arrestohet i dyshuari për pengmarrje në Holandë

(E Plotësuar) – Lirohet pengu i fundit

Policia holandeze ka arrestuar një burrë që doli nga një lokal ku mbaheshin pengjet, pas një ballafaqimi të tensionuar prej disa orësh.


“Sapo është liruar pengu i fundit. Një person u arrestua, nuk mund të japim më shumë informacion për momentin”, ka thënë policia në një mesazh në X, të shtunën.

Burri doli nga klubi para se të urdhërohej nga policia e armatosur të gjunjëzohej me duart në kokë.

Më pas ai u prangos përpara se të futej në një makinë policie që priste.

Merren peng disa persona në një kafene në Holandë

Një prani e madhe policore, duke përfshirë njësi speciale, është vendosur në qytetin holandez, Ede pas raportimeve se disa persona po mbahen peng brenda një kafeneje.

Sipas raportimeve, një burrë ka hyrë në ambientet e Café Petticoat, në Ede, herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhej në erë, raportojnë mediat lokale.

Rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Policia tha se “për momentin nuk ka të dhëna për një motiv terrorist” gjersa konfirmoi se tashmë janë liruar tre pengje, raporton dw.

Transmetuesi publik kombëtar NOS citoi gjithashtu një zëdhënës të policisë të thoshte se aktualisht dukej se kishte një pengmarrës, por se ata nuk donin të jepnin detaje të mëtejshme nga frika se mos rrezikonin funksionimin ose sigurinë e njerëzve.

Ede është qytet me rreth 120 mijë banorë dhe gjendet afërsisht 75 kilometra (46 milje) në juglindje të Amsterdamit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori