LAJMI I FUNDIT:

Merr kohë vetëm një minutë: Kjo është mënyra më e lehtë për ta kontrolluar shëndetin tuaj

Merr kohë vetëm një minutë: Kjo është mënyra më e lehtë për ta kontrolluar shëndetin tuaj

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është monitorimi i shëndetin tonë, por shumë pak nga ne gjejmë kohë të shkojmë herë pas here te doktori për kontrollime rutinore.

Megjithatë, ekspertët, me qëllim që t’jua lehtësojnë këtë procedurë, kanë zbuluar një mënyrë të lehtë për ta monitoruar shëndetin tuaj pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia, transmeton Telegrafi.


Si duhet të veproni? Ndiqni hapat e mëposhtëm:

– Merrni një lugë dhe lëvizeni në gjuhë, duke e lagur me pështymë

– Vendoseni lugën në një qese plastike dhe vendoseni qesen diku në dritë (nën rrezet e diellit apo nën një llambë ndriçimi)

– Pritni një minutë dhe kontrollojeni lugën

Nëse pas një minute lugës nuk i mbetet ndonjë shenjë dhe nuk ka aromë të keqe, atëherë ju nuk keni probleme shëndetësore me organet e brendshme.

Nëse luga mban aromë të keqe:

  • Aromë të keqe dhe të fortë – atëherë keni probleme me mushkëritë apo stomakun
  • Nëse mban aromë të ëmbël – mund të keni diabet;
  • Nëse mban erë amoniaku – mund të keni probleme me veshka

Nëse luga mban njolla:

  • Me ngjyrë të verdhë apo të bardhë – mund të keni probleme me gjëndrat tiroide;
  • Me ngjyrë të purpurt – mund të keni bronkit, qarkullim të dobët të gjakut apo nivele të larta të kolesterinës
  • Ngjyrë të bardhë – infeksion në sistemin respirator
  • Të portokalltë – mund të keni ndonjë sëmundje të veshkave

VËREJTJE: Kjo metodë nuk e zëvendëson këshillimin e ndonjë doktori. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori