LAJMI I FUNDIT:

Merr fund marrëdhënia treshe, Egla Harxhi ndahet nga Alesia

Merr fund marrëdhënia treshe, Egla Harxhi ndahet nga Alesia

Egla Harxhi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë.

E gjithë kjo për marrëdhënien treshe me partnerin e saj, Alede Basseville dhe partneren tjetër Alesia.


Mirëpo prej disa kohësh në profilin e Eglës në Instagram, fotot me Alesia nuk janë më dhe ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën.

Në një intervistë për “Thumb”, Egla ka treguar se çdo gjë ka marrë fund, por pa dhënë detaje apo arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

“Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na përkasin vetëm ne, por do te thoja që fakteqësisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitive”, është shprehur Egla.

Ndryshe, ka qenë vetë Ish-Miss Shqipëria 2007, Egla që ka njoftuar për ardhjen në jetë të foshnjës teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.