LAJMI I FUNDIT:

Merovci: Të gjithë në Gjakovë, bashkë mposhtim Yllin dhe shkojmë në playoff

Merovci: Të gjithë në Gjakovë, bashkë mposhtim Yllin dhe shkojmë në playoff

Mustafë Merovci ka deklaruar para ndeshjes ndaj Yllit se Rahoveci mund të shënojë fitore dhe të ëndërrojë për playoff vetëm më ndihmën e tifozëve.

Merovci, i cili është lojtari më me përvojë te KB Rahoveci, ka udhëhequr skuadrën drejt pesë fitoreve në këtë fillim sezon, aq sa Vreshtarët po mendojnë për plasman në playoff.


Sipas Merovcit, vendi i tretë është i prekshëm nëse të shtunën shënohet fitorja e dytë sezonale ndaj Yllit, në derbin e madh i cili është krijuar vitin e fundit në basketboll, për shkak edhe të rivalitetit të përgjakshëm mes dy tifozerive.

“Sezoni deri më tani besoj se ishte shumë i suksesshëm, duke marrë parasysh që ne jemi në zonën që na dërgon në playoff”.

“Fitorja ndaj Boreas vetëm sa na kë motivuar më shumë për të vazhduar ecurinë me fitore, loja me Yllin do të jetë e barabartë deri në fund, besoj se si në lojën e fundit ku ne fituam në sekondat e fundit, edhe kësaj radhe do të triumfojmë sepse kemi përparësinë para shikuesve tanë që këtë rast është lojtari i gjashtë në fushë dhe me ndihmën e tifozëve besoj që do ta mposhtim Yllin”.

“Sezoni është ende i gjatë dhe jemi në rrugë të mirë që të shkruajmë edhe një herë historinë për Rahovecin që pas 1 viti në Superligë të futemi në playoff për herë të parë që do të ishte një arritje shumë e madhe për klubin. Unë personalisht besoj se në fund të sezonës do t’ia arrijmë ta sigurojmë vendin e tretë”.

“Porosia për tifozët dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit është që të shtunën të gjithë në sallë duhet të shkojmë për të shkruar historinë e klubit të gjithë së bashku”, u shpreh Merovci për faqen zyrtare.

Rahoveci pret Yllin për derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll në Gjakovë nga ora 16:00 të shtunën, në mungesë të palestrës në Rahovec e cila ka 10 vjet që ka nisur të ndërtohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori