LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Tarifat e vendosura nga Trump po kërcënojnë mirëqenien sociale në botë

Merkel: Tarifat e vendosura nga Trump po kërcënojnë mirëqenien sociale në botë

Taksat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mallrat evropiane dhe kineze mund të shkelin rregullat e Organizatës Botërorer të Tregtisë. Kështu thotë udhëheqësja e qeverisë gjermane, Angela Merkel.

Lufta e fjalëve mbi kërcënimin e Donald Trumpit për të imponuar tarifa të tjera për importet nga Kina dhe Bashkimi Evropian është intensifikuar pasi Merkel tha se taksat kërcënuan të ardhurat e punëtorëve anembanë botës, përcjell Telegrafi.


Merkel përshkroi tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi makinat e importuara si një shkelje e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe “një kërcënim real për prosperitetin e shumë njerëzve në botë”, ndërsa Trump deklaroi se ai ishte gati të zgjeronte listën e tij me tarifat në Pekin deri në 500 miliardë dollarë, duke mbuluar pothuajse çdo produkt të importuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kina.

Më parë, Trump tha në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “duhet të lejohet të rimarrë atë që ka humbur për shkak të manipulimit të paligjshëm të monedhës dhe marrëveshjeve të këqija tregtare”.

BE përgatit kundërmasa ndaj taksave amerikane për automjetet
Lexo po ashtu BE përgatit kundërmasa ndaj taksave amerikane për automjetet

Bashkimi Evropian po përgatit një listë të produkteve amerikane që mund të taksojë në rast të vendosjes së tarifave doganore për automjetet. /Telegrafi/