LAJMI I FUNDIT:

Merkel kërkon kurs të përbashkët të BE-së në politikën e jashtme

Merkel kërkon kurs të përbashkët të BE-së në politikën e jashtme

Kancelarja Merkel bën thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë të shteteve të BE-së në politikën e jashtme. Pa një rakordim më të fortë nuk është e mundur përballja në konkurrencën ndërkombëtare, tha ajo në Davos.

“Politika e jashtme europiane e unifikuar nuk është zhvilluar sa duhet”, kritikoi kancelarja Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Por kjo është e domosdoshme, sepse një pjesë e madhe e konflikteve globale “zhvillohen në pragun e portës sonë”, theksoi politikania krisitandemokrate. Si shembull ajo përmendi konfliktin në Siri. Gjatë përpjekjeve për një zgjidhje atje BE-ja pothuajse nuk ka luajtur asnjë rol.


Si një arsye tjetër për një bashkëpunim më të intensifikuar brenda BE-së ajo përmendi konkurrencën ndërkombëtare. Në radhë të parë ekonomikisht BE-ja duhet “të zhvilllohet më fuqishëm”. Kësisoj duhet patjetër të përfundojë sa më shpejt tregu i brendshëm digjital, sepse edhe SHBA-ja dhe Kina po avancojnë shpejt.

Unioni bankar duhet të realizohet dhe Eurozona duhet forcuar kërkoi Merkel. Po ashtu BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi ndaj Afrikës dhe në konfliktet si në Irak dhe në Libi. Merkel u shpreh për reforma të mëtejshme në BE dhe në Eurozonë: Fondi Financiar i Shpëtimit, mekanizmi ESM, duhet të zhvillohet në një Fond Monetar, “pa hequr dorë prej kompetencave ekonomike të FMN-së”, bëri të qartë ajo.

Merkel e quajti krizën e Euros si një sfidë qendrore për Europën, e cila në përgjithësi është menaxhuar. Ndryshe qendron puna me migracionin. Nëse shumë njerëzve u krijohet përshtypja, se atyre po u hiqet diçka, atëherë ky është “një argument që e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë”. Që kjo të mos ndodhë, duhet të shmangen dobësia ekonomike dhe papunësia e lartë.

Në nivel global Merkel u shpreh prerazi kundër izolacionizmit dhe proteksionizmit. Pa e përmendur presidentin e SHBA-së Donald Trump, Merkel tha, se “izolimi nuk e çon botën përpara.” Ndonëse multilateralizmi është një biznes që kërkon kohë, në fund të fundit është më i arsyeshëm një bashkëpunim i vendeve për zgjidhjen e problemeve, si në rastin e ndryshimit të klimës.

Duke iu referuar politikës së Trumpit “America first” kryeministri italian Paolo Gentiloni u shpreh me fjalë të qarta: shtë në rregull që politikanët të mbrojnë qytetarët e tyre, firmat dhe ekonominë kombëtare, por ka kufij. Këto kufij ceken, kur është fjala për rregullat e tregtisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ky kuadër duhet të mbahet në funksionim dhe nuk duhet të trazohet, theksoi kreu i qeverisë italiane. Ai të premten (26.01) do të mbajë një fjalim, që pritet me interes, lidhur me çështjet e tregtisë. Kritikët e akuzojnë Trumpin për proteksionizëm. Këtë javë presidenti i SHBA-së njoftoi, se do të vendosë dogana të reja për makinat larëse dhe impiantet e energjisë diellore, për të krijuar ose për të ruajtur vendet e punës në SHBA. /Deutsche Welle /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori