Meridian Express vazhdon traditën “Të pastrojmë lagjën tonë së bashku”


Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express, prezent në shtatë qytetet kryesore me gjithsejtë 32 dyqane, i njohur me moton “N’derë t’shtëpisë”, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit organizoi për të dytin vit më radhë aktivitetin “Të pastrojmë lagjën tonë së bashku”.
“Ky është viti i dytë që Meridian Express e organizon këtë kampanjë. Qëllimi i kësaj kampanje është pikërisht ndërgjegjësimi i qytetarëve që të jetojnë në një ambient sa më të pastër. Vitin e kaluar është pritur shumë mirë dhe kemi pasur jashtëzakonisht falënderime nga ana e konsumatorëve. Kjo është arsyeja që kemi vendosur që ky aktivitet të jetë traditë për çdo vit” tha Besa Osmani – Përgjegjëse për marketing në Meridian Express.
Ky aktivitet është pritur shumë mirë nga ana e qytetarëve të cilët e përkrahën dhe e falënderuan Meridian Express dhe kërkuan që edhe ndërmarrjet tjera të ndërmarrin iniciativa të tilla për mbrojtjen e komunitetit.
“Të pastrojmë lagjen tonë së bashku” e organizuar nga Meridian Express, ka nisur sot nga ora 10:00 dhe do të përmbyll aksionin në orët e vona të mbrëmjes.





































