LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express përkrah projektin humanitar “Kosova Cap Project”

Meridian Express përkrah projektin humanitar “Kosova Cap Project”

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express, i njohur me moton “N’derë t’shtëpisë”, si kompani me përgjegjësi shoqërore për mjedisin dhe komunitetin në të cilin veprojmë, ka filluar përkrahjen e projektit për mbledhjen e kapakëve “Kosova Cap Project”.

Kjo iniciativë ka për qëllim të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara në vend, njëkohësisht të ngris vetëdijen e qytetarëve rreth rëndësisë së procesit të riciklimit për ruajtjen e ambientit.

Projekti Kosova Cap është projekt humanitar që u ofron karroca, personave me aftësi të kufizuara, por të cilët përballen edhe me probleme financiare.

Meridian Express përkrah këtë projekt përmes vendosjes së kutive në dhjetë markete në mbarë Kosovën, duke i’u  ofruar mundësi qytetarëve për të bashkëpunuar në lehtësimin dhe përmbushjen e nevojave esenciale jetësore të komunitetit tonë.

a4-FB2