LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Pefqeli zgjidhet ‘ylli i javës’ në Albi Mall Superligën e Kosovës

Mërgim Pefqeli zgjidhet ‘ylli i javës’ në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Mërgim Pefqeli.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Vllaznim Visoka, Muhamet Sylejmani dhe Emin Sekiraqa.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të t’i takojë Mërgim Pefqelit, i cili, përveç që shënoi golin e epërsisë, dha shumë kontribut për skuadrën e tij, Dukagini, në ndeshjen në udhëtim kundër Gjilanit, të cilën e fitoi me rezultat 1:2.


Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Kemi pasur një ecuri të mirë në 4 ndeshjet e fundit. Ka qenë një punë e stafit teknik që në këto 4 ndeshje të fitojmë pikët. Ka qenë çdo lojtar në çdo repart shumë kompakt”.

“Në fillim të kampionatit kemi pasur shumë prurje, dhe me punën e stafit dhe punën e trajnerit Ismet Munishi, kemi arritur të komponohemi shumë mirë. Tashmë jemi më afër daljes në Evropë, me më shumë pikë se sa zonat e rrezikshme, dhe shpresoj që do të vazhdojmë performancën e tillë”.

“Falënderoj shokët e skuadrës, stafin dhe në veçanti kryetrajnerin Munishi, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i xhiros”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah zbulon bashkëlojtarin e preferuar te Liverpooli, befason me përgjigjen

Salah zbulon bashkëlojtarin e preferuar te Liverpooli, befason me përgjigjen

Premier League
Dani Olmo mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë nëse nuk regjistrohet në janar

Dani Olmo mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë nëse nuk regjistrohet në janar

La Liga
Alarmohen klubet e mëdha evropiane, Newcastle ia cakton çmimin Bruno Guimaraes

Alarmohen klubet e mëdha evropiane, Newcastle ia cakton çmimin Bruno Guimaraes

Premier League
Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn - babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn - babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

Ligat tjera
Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2024’ nga lexuesit e Telegrafit

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2024’ nga lexuesit e Telegrafit

Superliga
Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit

Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit

Premier League
Kalo në kategori