LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi elektrik Vision EQXX, që me një mbushje të baterisë përshkon mbi 1 mijë kilometra

Mercedesi elektrik Vision EQXX, që me një mbushje të baterisë përshkon mbi 1 mijë kilometra

Ky Mercedes është mbajtës i rekordit botëror sa i përket efikasitetit të energjisë në katër rrota.

Nëse flitet për vetura klasike, koncepti i Mercedes Vision EQXX nuk ka konkurrencë të vërtetë, transmeton Telegrafi.


Duke lëvizur ekskluzivisht me energji elektrike, kjo veturë mund të lëvizë me një konsum mesatar prej 7.4 kWh ose nëse konvertohet në potencialin e benzinës – i bie të shpenzojë 0.9 litra për 100 kilometra.

Këtë konsum e ka arritur në rrugën 1010 kilometra nga Riadi në Dubai. Duke lëvizur nëpër shkretëtirë me një temperaturë mesatare të ambientit prej 34 gradë Celsius, prototipi i Mercedesit e përshkoi distancën e dhënë në 12 orë e 45 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 79.4 km/h.

U nis me një bateri të plotë me një kapacitet prej 100 kWh dhe mbërriti në Dubai me 309 kilometra rreze të disponueshme.

Nëse merret parasysh se vetura në rrugë përdori edhe energjinë diellore, 117 qeliza arritën të prodhonin 1.8 kWh energji elektrike, gjë që rriti rrezen me 24 kilometra. /Telegrafi/