LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz largohet nga tregu rus, shet edhe fabrikën

Mercedes-Benz largohet nga tregu rus, shet edhe fabrikën

Gjiganti gjerman Mecedes-Benz, është kompania e fundit që po tërhiqet nga tregu rus.

Madje nga Mercedes kanë bërë të ditur se po largohen nga Rusia, duke shitur edhe fabrikën që e kanë atje, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për prodhuesin e tretë të veturave, që ka njoftuar se po largohet përfundimisht nga Rusia.

E një veprim të tillë e kishin ndërmarrë edhe shumë kompani tjera nga fusha të ndryshme.

Kjo po ndodhë si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, dhe në kuadër të sanksioneve perëndimore që i janë vënë Moskës. /Telegrafi/