LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat më efikase për parandalim të sulmit të trurit, shmangie të lodhjes dhe dhimbjeve të kokës

Mënyrat më efikase për parandalim të sulmit të trurit, shmangie të lodhjes dhe dhimbjeve të kokës

Nëse vuani nga simptomat siç janë lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës ose depresioni, ju ndoshta keni qarkullim të dobët të gjakut.

Ka shumë arsye se pse truri nuk mund të ketë qarkullim të gjakut të mjaftueshëm, duke filluar nga stresi e deri te tensioni i lartë i gjakut. Injorimi i shenjave të para të qarkullimit të pakët të gjakut mund t’ju shpie deri te hipoksia, gjendje ku qelizat e trurit fillojnë të vdesin sepse ato nuk janë duke marrë elemente esenciale për të punuar siç duhet.


Telegrafi ka bërë një listë të metodave më efektive për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në tru të cilat mund t’i provoni në shtëpi.

Qëndroni aktiv

Kur ju bëni ushtrime të intensitetit të lartë, muskujt tuaj kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe gjaku është i shpërndarë në mesin e tyre. Kjo rezulton me ulje të qarkullimit të gjakut të tru. Në anën tjetër ushtrimet e lehta mund t’ju ndihmojnë ta rritni qarkullimin e trurit. Në gjeneral, të gjitha aktivitetet aerobike kanë efekte pozitive në qarkullimin e gjakut, kështu që ju mund të zgjidhni nëse doni të bëni diçka siç është noti, biçikleta, kërcimi ose bëni joga në ajër të pastër. Të gjitha këto mund të jenë të dobishme për shëndetin tuaj.

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për t’i praktikuar këto ushtrime, vetë bëni një ecje të kumtër përreth 30-50 minuta gjatë ditës. Kur këmbët tuaja prekin tokën, dërgon valë të presionit në arteriet tuaja çka bënë që të dërgoni më shumë gjak dhe oksigjen në trurin tuaj.

Bëni zgjatje të muskujve

Zgjatjet e muskujve jo vetëm që përmirëson qarkullimin në trupin tuaj duke ju mbrojtur nga ngurtësimet në muskuj, por gjithashtu i ndihmon trurit tuaj të pranoj më shumë oksigjen dhe elemente tjera esenciale të punojë në mënyrë të duhur.

Zgjatja më e mirë për të rritur qarkullimin në tru janë pozat kokëposhtë, ato që kokën e keni poshtë zemrës. Nëse ndjeni dhembje dhe mos rehati në shpinën tuaj, konsultohuni me mjekun.

Meditoni më shumë

Duke u bazuar në disa studime, meditimi mund t’i ofrojë trurit shumë përfitime që përshinë edhe qarkullimin në këtë organ. Për shembull, nëse bëni meditim të këndimit që quhet Kirtan Kriya për disa minuta në ditë, ju do të vëreni që mendja juaj është bërë më e pastër, memoria juaj është përmirësuar dhe gjendja shpirtërore është më stabile.

Mos u frikësoni nga uji i ftohët

Duke qëndruar në ujë të ftohët mund t’ju ndihmojë të keni rrjedhje më të madhe të gjakut në tru. Në fakt, disa studime kanë treguar se futja e duarve tuaja dhe këmbëve në ujë të ftohët, edhe vetëm për pak minuta, mund të rris shtypjen e gjakut , të pakësoj rrahjet e zemrës, dhe bënë që venat në tru dhe zemër të punojnë më shpejt.

Përveç se të përdorni ujin e ftohët në këmbë dhe duar, ju gjithashtu mund të filloni të bëni dushe të ftohta çdo ditë. Mos dyshoni, mund të jetë me dhimbje fillimisht por në fund do të jetë e vlefshme. Ju mund të filloni duke bërë dushe të shkurta prej 30 sekondave dhe pastaj të zgjatni periudhën e qëndrimit.

Ekspozimi i ujit të ftohët gjithashtu stimulon nervat vagus, një nga nervat më të gjata në trupin tuaj që lidhë trurin me zemrën, mushkërive dhe tretjen e ushqimit. Ky nerv kontrollon rrahjet e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut si dhe balancin e glukozës.

Ekspozohuni më shumë në diell

Duke u ekspozuar më shumë në diell përmirëson funksionin e trurit duke rritur prodhimin natyral të oksidit nitrik, një substancë që hollon venat e gjakut dhe ulë shtypjen e gjakut. Ekspozimi në diell gjithashtu ndihmon lëkurën tuaj të prodhojë më shumë vitaminë D që është esenciale për shëndetin e trurit, memorien më të mirë dhe qarkullimin e rregullt të gjakut.

Nëse qëndroni për vetëm 10 minuta në ditë në diell gjatë pranverës dhe verës, ju nuk duhet të brengoseni për depresionin ose ndonjë lloj tjetër të dëmtimit të njohjes përderisa truri juaj merr ushqim esencial të mjaftueshëm.

Përmirësoni dietën tuaj

Hani më shumë çokollatë të zezë. Çokollata e zezë përmban fara të kakaos që janë të pasura me pigmente. Këto nutricione gjithashtu përmirësojnë performancat e njohjes tuaj dhe rrisin  qarkullimin e gjakut në pikat qendrore të trurit tuaj 2-3 orë pasi të keni ngrënë. Për të arritur këtë rezultat, është e rëndësishme të zgjedhoji një lloj të çokollatës së zezë që përmban 70% kakao.

Përfshini ushqime të pasura në dietën tuaj. Të hani ushqime siç janë: arrat, farat  dhe boronicat mund të kenë ndikim pozitiv në ruajtjen e shëndetit të trurit sepse janë të pasuar me nutricient dhe përmbajnë vitaminë E. Avokado, gjithashtu është e pasur me yndyra që ndihmojnë të kontrolloni nivelin e kolestrerolit që qojnë në uljen e shtypjes së gjakut.

Përdorni më shumë çamçakëz

Rezulton se çamçakëzi mund të rritë rrjedhën e shtypjes së gjakut në tru nga 25%-40% dhe përmirësonfunksionet  performancës  kognitive dhe të trurit duke rritur furnizimin me oksigjen. Çamçakëzi stimulon nervat dhe zonat në tru që lidhen me zgjimin, që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më e zgjuar gjatë ditës.

Merrni më shumë shtojca dietale

Konsumoni omega 3. Fatkeqësisht, ne nuk marrim shumë ushqime me yndyra esenciale dhe truri ynë nuk mund të prodhojë ato vet. Sidoqoftë, truri dhe sistemi i nervave ju duhet të punojnë në to rregullisht. Kështu që nëse ju filloni të merrni omega 3, ju do të jeni në gjendje të reduktoni inflamacionet në tru, përmirëson memorien dhe gjendjen shpirtërore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori