Në fotografinë kryesore mund të shihni Katrorin e Descartes, që është metodë super efektive për të marr vendime të vështira.
Ideja prapa kësaj metode është se ju ndihmon të analizoni çdo problem apo situatë nga këndvështrime të ndryshme, vetëm duke iu përgjigjur katër pyetjeve, transmeton Telegrafi.
Përgjigjuni sinqerisht në këto pyetje:
* Çfarë do të ndodh nëse kjo ndodh? (Çfarë do të fitoj nga kjo?)
* Çfarë do të ndodh nëse kjo nuk ndodh? (A do të jetë çdo gjë njësoj? Çfarë avantazhe kam nëse nuk e bëj këtë?)
* Çfarë nuk do të ndodh nëse kjo ndodh? (Cilat janë dëmet që i sjell nëse e bëj këtë)
* Çfarë nuk do të ndodh nëse kjo nuk ndodh? (Cilat janë dëmet nëse nuk e bëj këtë). – Keni kujdes kur përgjigjeni në këtë pyetje, pasi që truri mundohet t’i injoroj gjërat negative dhe përgjigja mund të jetë e njëjtë me atë të parën. Prandaj, mos e lini këtë të ndodh.
Pse është efektive kjo metodë?
Çështja është që kur jeni në një situatë që kërkon të merrni një vendim të vështirë, zakonisht ngecni në pikën e parë – Çfarë do të ndodh nëse kjo ndodh?
Mirëpo, Katrori i Descartes na mundëson të shikojmë të njëjtin problem nga katër këndvështrime të ndryshme, të cilat na lejojnë të marrim një vendim të vëmendshëm dhe mirë të balancuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe