LAJMI I FUNDIT:

Menaxherët kroatë “me shumicë” po tërheqin punëtorë turistikë nga Maqedonia

Menaxherët kroatë “me shumicë” po tërheqin punëtorë turistikë nga Maqedonia

Para fillimit të sezonit turistik, menaxherët dhe pronarët e restoranteve kroate po kërkojnë dhe marrin me vete fuqinë punëtore nga Maqedonia. Ndërkohë, gastronomët vendas nuk arrijnë të mbajnë shumicën e stafit të kualifikuar. Për paga të paktën tre herë më të larta se në Maqedoni, ata largohen për të punuar në bregdetin kroat.

“Për momentin nuk e di sa menaxherë nga Kroacia kanë ardhur në Maqedoni. Ata do ti marrin të gjithë ata që janë studentë, ata që kanë një punë të përhershme këtu. Shkojnë nga restoranti në restorant, nga kafeneja në kafene, i analizojnë njerëzit. Dikush që u pëlqen, ulen e bisedojnë me të dhe bëjnë marrëveshje me të. Ata do të tërheqin absolutisht çdo gjë”, deklaroi Angela Paskal-profesoreshë në Fakultetin e Turizmit.


Ata që shkojnë për të punuar në Kroaci me vete po marrin edhe familjet e tyre, kështu që turizmi tek do të arrijë në nivelin më të ulët, thotë Paskal.

Angela Paskal-profesoreshë në Fakultetin e Turizmit
Ne këty nuk do të kemi fuqi punëtore. Do të mbeten gjimnazistë që nuk do të mund të shërbejnë biftek… Do të biem në nivelin më të ulët të turizmit që ekziston”.

Puna në bregdetin kroat zgjat gjashtë muaj, nga prilli deri në tetor. Ndërkohë tek ne, ndryshe nga dikur, tani ka shumë punë, por nuk ka punëtorë. Pagat janë të ulëta dhe kushtet nuk janë më të mirat.

“Ohri ka potencialin të jetë qendra turistike më e mirë në rajon, pavarësisht se ne nuk dalim në det, por shumë gjëra janë të gabuara nga pikëpamja ekonomike, mjedisore dhe turistike…”, tha Katerina Vasileska-guidë turistike.

Sipas punonjësve të turizmit, nëse mendohet më me maturi, atëherë duhet të fillohet me importimin e punëtorëve nga jashtë. Por, edhe gastronomët e ushqimit duhet të fillojnë t’u paguajnë paga më të larta se sa u ofrojnë tani punëtorëve vendos. Ose të aplikohet një model i pagave të verës dhe dimrit, ku pagat e verës do të ishin më të larta dhe do ti arrinin ato kroate…/Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori