LAJMI I FUNDIT:

Melos Nallbani – djaloshi 14-vjeçar nga Peja flet për karrierën e pasur, jetën dhe punën në akademinë e njohur në Suedi, sukseset dhe të ardhmen

Melos Nallbani – djaloshi 14-vjeçar nga Peja flet për karrierën e pasur, jetën dhe punën në akademinë e njohur në Suedi, sukseset dhe të ardhmen

Portali juaj Telegrafi.com ka bërë një intervistë me tenistin nga Kosova, Melos Nallbani, i cili aktualisht gjendet në Suedi në njërën nga akademitë më të njohura evropiane “Good to Great”, ndërsa nga aty ka treguar për punën e tij, kohën e kaluar, situatën me pandemi dhe shumëçka tjetër.

Melosi karrierën e filloi në moshën 6-vjeçare në KT Peja, ku e zhvilloi karrierën deri në moshën 13-vjeçare, ndërsa gjatë këtyre viteve është shpallur Kampion i Kosovës në U-8, U-10,U-12 dhe U-14.

Ai ishte i pamposhtur në 99 për qind të turneve vendor e pjesëmarrës në shumë turne të njohura në Evropë. Melosi gjithashtu është tre herë fitues i çmimit “Shpresa e vitit” në qytetin e Pejës dhe gjithashtu anëtar standard i Përfaqësueses së Kosovës.

Melosi si pesë vjeçar

14-vjeçari pejan momentalisht është pjesë e Akademisë së njohur evropiane Good to Great në Stockholm, ku atje jeton i vetëm në akademi, por që ka përkrahjen e disa shqiptarëve qe jetojnë ne këtë qytet.

Trajner i Melosit është ish-numri 2 i tenisit botëror Magnus Norman, ndërsa djaloshi ynë i artë sivjet po përgatitet për turnet TE dhe ITF që janë turne të klasit botëror e po ashtu vlen te ceket se ai ishte anëtar i ekipit olimpik të Kosovës që udhtojë vitin e kaluar në lojërat evropiane në Baku.

Gjatë përfaqësimit të Kosovës në Baku 2019

Telegrafi: Përshëndetje Melos, mund të na flisni më shumë rreth akademisë në të cilin jeni tani pjesë (Profili i saj, kushtet, mënyra e funksionimit etj)?

Nallbani: Akademia Good to Great është e krijuar nga Magnus Norman ish-numri 2 në botë,kushtet të cilat i kemi këtu janë kushte të përkryera për të zhvilluar sportin e tenisit,tani jam duke ushtruar me dy trajnerë, Magnusin dhe Dejanin që është trajner nga Kroacia e të cilët kujdesen për formën time po ashtu kemi trajnerin e fitnesit dhe trajnerin mental e poashtu edhe nutricionistin që kujdeset për ushqimin tonë.

Melosi me trajnerin Magnus Norman

Unë ushtroj rreth 6 orë në ditë kurse kohen tjetër e shfrytëzojmë për analiza të ndryshme të lojërave të tenistëve botëror.

Gjatë kohës se qëndrimit në akademi kam pas fatin qe te takohem me lojtar të nivelit botëror si Stan Wawrinka ,me të cilin kemi biseduar rreth tenisit dhe kemi shkëmbyer përvoja të ndryshme.

Melosi me Wawrinkan

Telegrafi: Ju aktualisht jetoni larg familjes, sa është e vështirë të jetoni në Suedi i vetëm si 14-vjeçar? Si po ia dilni, cilat janë vështirësitë?

Nallbani: Në fillim ka qenë shumë e vështirë sepse isha mësuar të jetoj në ngrohtësinë e familjes dhe në një qytet të vogël, por që i vogël çdo herë kam dëshiruar që të ndjek ëndrrën time e ky vullnet më ka shtyrë që të marr guximin dhe të zhvendosem këtu. Në Stokholm jam ambientuar shumë mirë dhe fatmirësisht kam gjetur edhe përkrahjen tek një grua shqiptare që quhet Zoja Stridh, por edhe shqiptarëve që jetojnë këtu të cilët kujdesen dhe më zëvendësojnë familjen gjatë vikendeve.

Më mungon vendlindja, familja dhe shoqëria e po ashtu bashkëlojtarët e klubit dhe trajneri im Kreshnik Arifi pa të cilin nuk do isha këtu ku jam sot.

Melosi së bashku me ish-nënkryetarin e klubit të tenisit Peja dhe babanë e ndjerë, Enes Nallbani

Telegrafi: Cila është rutina jote tani në pandeminë COVID-19?

Nallbani: Në fillim isha me i frikësuar se si po rrjedh gjendja në Suedi, por tani po duket se ka filluar të qetësohet, gjate pandemisë ne jemi karantinuar në akademi.

Duke e ditur se tenisi është sport pa kontakt ne jemi lejuar që të kryejmë stërvitjet, pra jemi duke u stërvitur normalisht por çdo here duke u munduar ti zbatojmë masat mbrojtëse të cilat janë caktuar nga shteti suedez.

I shpallur si lojtar i javës në Suedi

Telegrafi: Çfarë prisni nga e ardhmja dhe cili është mesazhi juaj?

Nallbani: Të ardhmen e shoh të ndritshme duke u bazuar në akademinë ku jam dhe në kohen që po ia kushtoj tenisit, por edhe duke pasur parasysh sakrificën që e kam bërë unë, familja dhe klubi i tenisit Peja për mua.

Ju inkurajoj të gjithëve që të qëndrojmë të fortë siç kemi qëndruar çdo herë si popull, ti respektojmë rregullat për të mirën e më të dashurve tonë, kurse të rinjve në Kosovë ju rekomandoj qe të punojnë për ëndrrat e tyre sepse një ditë i gjithë ky mund do shpërblehet.

Momenti më i mirë i karrierës ka qenë pjesëmarrja ne olimpiadën e të rinjve në Baku, ku vetëm përfaqësimi i shtetit atje dhe parakalimi në hapje kane qenë ndjenja te papërshkrueshme.

I falënderoj për përkrahjen që ma kanë jep klubi i tenisit Peja, Komuna dhe qytetin i Pejës dhe familja time.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori