LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti bëri 16 pritje në fitoren e Besës ndaj Potaissa Turda

Mehmeti bëri 16 pritje në fitoren e Besës ndaj Potaissa Turda
(Foto: kosovahandball.info)

Portieri Mursel Mehmeti ka vazhduar me formë të lartë. Ai të dielën bëri plot 16 pritje, duke e udhëhequr Besa Famgasin drejt fitores ndaj Potaissa Turdas me rezultat 30-28. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Mehmeti kishte shfaqur formë të lartë edhe ndaj Borcit të Banjallukës. Me paraqitje të mirë vazhdoi ndaj skuadrës së madhe rumune.


“Jam shumë i kënaqur me paraqitje. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje të madhe dhe arritëm të fitojmë në Pejë”.

Besa me fitore të rëndësishme ndaj ekipit rumun, Turda
Lexo po ashtu Besa me fitore të rëndësishme ndaj ekipit rumun, Turda

“Personalisht jam në top-formë dhe besoj në paraqitje edhe më të mira. Do të punoj shumë për të përmirësuar tutje formën”, ka thënë Mursel Mehmeti.

“Tash kemi kohë të analizojmë më mirë ndeshjen me trajnerin. E njohim më mirë kundërshtarin dhe shpresojmë që në Rumani do të kalojmë në rundin tjetër të garave evropiane, që do të ishte historik për klubin tonë dhe për hendbollin kosovar në përgjithësi”, ka shtuar portieri i Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori