LAJMI I FUNDIT:

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, është pritur nga ministri Hulusi Akar, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.

Gjatë takimit ministrat Mehaj dhe Akar kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive si dhe kanë theksuar nevojën për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.


Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, dy ministrat kanë biseduar për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.

Ministri Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ndërsa, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë  për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Ministri Akar e siguroi ministrin Mehaj se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori