LAJMI I FUNDIT:

Meha: De Biasi ka ftuar futbollist që luajnë vetëm për Krishtlindje (Foto)

Meha: De Biasi ka ftuar futbollist që luajnë vetëm për Krishtlindje (Foto)

Pavarësisht se luan titullar dhe është udhëheqës i suksesshëm i skuadrës së Konyaspor në Super Ligën turke, mesfushori Alban Meha është lënë sërish jashtë grumbullimit të Kombëtares Kuqezi nga ana e trajnerit Gianni De Biasi.

Një përjashtim ky që njëlloj si dhe në rastet e mëparshme nuk është kaluar në heshtje nga gazetarët, të cilët edhe sot, gjatë publikimit të listës nga ana e trajnerit të Kombëtares, nuk kanë hezituar të pyesin De Biasin për këtë vendim të çuditshëm.


Në fakt, më shumë se vendimi për ta lënë jashtë grumbullimit, ka qenë pikërisht përgjigja dhe argumenti i paqëndrueshëm i trajnerit De Biasi, ai që ka ngjallur reagimin e papërmbajtur të menaxherit, njëherësh dhe vëllait të mesfushorit Alban Meha, Ferizit, në adresë të kreut të bankinës Kuqezi.

“Përgjigjet e De Biasit janë absurde, nuk e ftoj se luajti në eliminatore vetëm 12 minuta!! Në fakt ke ftuar futbollistë që s’kanë luajtur asnjë minute. Pastaj De Biasi: “nuk ikim në Francë për turistë, ikim për të përfaqësuar sa më mirë kombëtaren dhe ky përfaqësim bëhet me futbollistët që janë më në formë”.

“Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”, ka reaguar në profilin e tij në “facebook”, menaxheri, njëherësh vëllai i mesfushorit Alban Meha që aktivizohet me skuadrën e Konyaspor në Super Ligën turke.

“De Biasi, ne e dimë që edhe ti e di që ajo arsyeja që dhe, është banale dhe e turpshme. Ishte më mir ta tregosh të vërtetën, gjisesi nuk habitem, se mezi pret përfundimin e europianit, oferta pa fund për ty …”, përfundoi reagimi në “facebook” i vëllait të Alban Mehas, ndaj vendimit dhe argumentave të trajnerit De Biasi, për mosgrumbullimin e mesfushorit për dy miqësoret e radhës.

meha dekalrata

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori