LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Valverde pritet të mbetet Barcelona

Megjithatë, Valverde pritet të mbetet Barcelona
Ernesto Valverde (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ernesto Valverde do të qëndrojë te Barcelona përkundër raportimeve se ai mund të shkarkohet qysh në këtë javë nga klubi katalonas.

Sport raporton se Josep Maria Bartomeu i ka dhënë edhe një mundësi trajnerit spanjoll edhe pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finale të Kupës së Mbretit.


Barcelona u eliminua nga gara më e madhe për klube në Evropë në mënyrë të turpshme, pasi ishte duke fituar 3-0 në Camp Nou, mirëpo në Anfield, Liverpooli e përmbysi rezultatin në 4-0.

Katalonasit nuk kaluan aspak mirë edhe në Kupën e Mbretit, duke humbur në finale nga Valencias me rezultat 2-1, ndërsa faji për këtë ishte drejtuar nga trajneri.

Barcelona pritet ta shkarkojë Valverden?
Lexo po ashtu Barcelona pritet ta shkarkojë Valverden?

Por, Valverde arriti ta fitonte La Ligan në këtë sezon që lamë pas (2018/19), duke e shpëtuar punën e tij edhe për një sezon, megjithatë presidenti i klubit ia ka bërë me dije se mund të shkarkohet në mes të sezonit nëse nuk tregon rezultate të mira. /Telegrafi/