LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë Mino Raiola është në gjendje kritike, mes jetës dhe vdekjes

Megjithatë Mino Raiola është në gjendje kritike, mes jetës dhe vdekjes

Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të skenës botërore të futbollit është në gjendje shumë të rëndë në spitalin San Rafael në Milano.

Mino Raiola ndodhet në gjendje kritike për jetën pavarësisht se mediat italiane kishin raportuar për vdekjen e tij këtë të enjte, më 28 prill, në moshën 54-vjeçare.


Agjencia italiane Ansa raporton se ai është ende gjallë, duke e cituar mjekun Alberto Zangrillo: “Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton për të mbijetuar”.

“Nuk kam vdekur”, reagon edhe vet agjenti Mino Raiola
Lexo po ashtu “Nuk kam vdekur”, reagon edhe vet agjenti Mino Raiola

Mohimi i vdekjes së tij erdhi edhe nga llogaria zyrtare në Twitter e Mino Raiolas, deri në atë pikë sa u përdor një ton bisedor për të bërë të qartë se agjenti ishte ende gjallë: “Gjendja e tanishme shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur se është hera e dytë brenda katër muajve që më vrasin. Duket po ashtu sikurse janë në gjendje për të më ringjallur”.

Mino Raiola në gjendje kritike në Milano

Të gjitha mediat italiane u tërhoqën pasi fillimisht njoftuan vdekjen e tij dhe më pas bënë të qartë se ai nuk ka ndërruar jetë, ndonëse shëndeti i tij është kritik në spitalin San Rafael të Milanos.

Përfaqësuesi i lojtarëve si Ibrahimovic, Pogba dhe Haaland tashmë duhej t’i nënshtrohej një operacioni janarin e kaluar në spitalin San Rafael në Milano dhe La Gazzetta dello Sport raportoi në atë kohë se agjenti do të duhej të ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm. Tani ai është me sëmundje të rënda të mushkërive sipas burimeve mjekësore.

I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola është një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit, duke u praktikuar si i tillë që nga fundi i viteve 1980. Ndër klientët e tij janë emra si Bergkamp, ​​Robinho, Mario Balotelli, De Ligt, Gio Donnarumma ose Moise Kean.

Italiani ka emigruar si fëmijë në Holandë, ku është rritur dhe ka luajtur për të rinjtë e HFC Haarlem. Raiola u bë i njohur në negociatat për nënshkrimin e sulmuesit të ri holandez të atëhershëm, Dennis Bergkamp, ​​me Interin.

I përfaqësuar shumë në medias

Raiola është një nga agjentët më mediatikë dhe kishte një reputacion si një negociator i ashpër. Në këto afat kalimtar të fundit emri i tij është shfaqur fuqishëm, pasi nënshkrimi i Haaland është lëvizja kryesore që pritet të ndodh bashkë me atë të francezit Kylian Mbappe.

Përfaqësuesi italian ishte edhe në listën e më të pasurve të Forbes , pasi në vitin 2020 ai kishte 85 milionë dollarë të hyra, sipas kësaj liste.

Vitet e fundit , Raiola, së bashku me agjentë të tjerë si Jorge Mendes dhe Jonathan Barnett, kishin krijuar një shoqatë përfaqësuesish të quajtur ‘Forumi i Futbollit’ që tregonte refuzimin e tyre ndaj rregulloreve të reja të transferimeve të FIFA-s.

“Në takim u diskutua strategjia për të luftuar këto propozime skandaloze për rregulloren e agjentëve të FIFA-s. Këto rregullore janë të këqija për futbollistët sepse dëmtojnë pozicionin e tyre kontraktual. Nuk e di nëse do të zbatohet rregullorja, por ndërkohë po luftojmë”, kishte thënë ai në fund të vitit të kaluar.

Gjendje delikate shëndetësore

Mino Raiola ishte i sëmurë prej disa muajsh. Agjenti italian u shtrua në spital prej kohësh për t’iu nënshtruar një reduktimi të stomakut dhe që atëherë është zbuluar diçka për të cilën i është dashur t’i nënshtrohet kontrolleve të shumta.

Ky vit 2022 ka qenë shumë delikat për shëndetin e Mino Raiola. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori