LAJMI I FUNDIT:

Megi Pojani reagon pas videos ku tallet te varri i stërgjyshes: I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur

Megi Pojani reagon pas videos ku tallet te varri i stërgjyshes: I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur

Prezantuesja shqiptare, Megi Pojani, ka reaguar pas videos virale ku u shfaq duke u talluar te varri i stërgjyshes së saj.

Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale duke qenë se videoja u shpërnda gjithandej dhe mori reagime të shumta.


Modelja thotë se ndjen keqardhje për videon dhe sqaron për ndjekësit se kur është bërë dhe për arsyen se pse ka bërë një gjë të tillë.

View this post on Instagram

A post shared by Megi Pojani (@megipojani)

E njëjta theksoi se i kërkon falje publike kujtdo që mund të jetë fyer nga veprimi i saj.

Rozana Radi për videon e Megit në varreza: Më ka shokuar, mendoj që nuk është mirë mendërisht
Lexo po ashtu Rozana Radi për videon e Megit në varreza: Më ka shokuar, mendoj që nuk është mirë mendërisht

Postimi i plotë i Megit:

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndezi qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë.

Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.

Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët.

Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani.

Çdo herë që vizitojmë që afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qesh me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime.

I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund të lëndojë, se ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.

Uroj që personazhi im në rrjete sociale të mos keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë.

Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në rrjete sociale”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori