Casey Affleck - nga suksesi dhe Oscar-i te skandalet që tronditën karrierën e tij

Casey Affleck, vëllai më i vogël i aktorit Ben Affleck, ka lindur më 12 gusht 1975 në Massachusetts dhe karrierën e aktrimit e nisi që në fëmijëri. Ai u bë i njohur për rolet në filmat "To Die For", "Good Will Hunting" dhe trilogjinë "Ocean’s".
Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2016 me filmin "Manchester by the Sea", ku interpretoi një burrë që përballet me një tragjedi të madhe personale.
Për këtë rol ai fitoi Oscar, Golden Globe, BAFTA dhe Critics’ Choice Award si aktori më i mirë.

Affleck ka luajtur gjithashtu në filma të njohur si "Interstellar", "A Ghost Story", "The Old Man & the Gun" dhe "Oppenheimer".
Ai është angazhuar edhe pas kamerës si regjisor dhe skenarist.Megjithatë, karriera e tij është shoqëruar edhe me kontroverse serioze.
Në vitin 2010, dy gra që kishin punuar në filmin "I’m Still Here" ngritën padi civile ndaj tij, duke përfshirë akuza për ngacmim seksual.
Të dyja çështjet u mbyllën më vonë me marrëveshje jashtëgjyqësore, ndërsa detajet financiare nuk u bënë publike.
- YouTube www.youtube.com
Në vitin 2018, Affleck pranoi se gjatë xhirimeve kishte pasur një ambient joprofesional dhe kërkoi falje për kontributin e tij në atë situatë.
Në jetën private, ai ka qenë i martuar me aktoren Summer Phoenix, me të cilën ka dy djem.

Çifti u divorcua në vitin 2017. /Telegrafi/



















































