Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë përballur me akuza të rënda nga besimtarë të fesë krishtere, pasi që reperi i famshëm kishte zgjedhur të dukej si një prift në kostumin e tij për Halloween.
Çifti publikoi në Instagram fotografi duke treguar veshjen e tyre, në të cilën shfaqej aktorja e veshur me rroba të zeza provokuese e lidhur me një rrip qeni, teksa shihej duke e marrë bekimin nga partneri i saj.
Ky postim ngjalli shumë zemërim te ndjekësit e krishterë, të cilët e kritikuan çiftin dhe këto postime i cilësuan si tallje me fenë e tyre. Disa nga ta thanë që këto publikime dukeshin “të neveritshme dhe fyese”.
View this post on Instagram
Në këto imazhe që ngjallën kaq shumë reagime, Megan u paraqit me të brendshme të zeza ne formë rrjete dhe një qafore qensh e ulur ne gjunjë pranë të fejuarit të saj. Ky i dyti shihej i veshur si një prift duke bërë kungimin në gojën e aktores.
Këtyre imazheve iu bashkëngjit dhe një mbishkrim ku shkruhej “të dielave ne bëjmë kungim” së bashku me disa ‘emoji’ të duarve në formë lutjesh dhe disa rruaza.

Ndër komentet e vrullshme për çiftin ishin:
“Çfarë ndodhi me përvetësimin kulturor? Pse është e gabuar të veshësh si një indian, por në rregull të tallesh me besimin katolik”.
“Është absolutisht e neveritshme dhe fyese dhe jam shumë i mërzitur nga këto standarde të dyfishta”.
“Pse të gjithë të famshmit tallen me Krishterimin? Çka nuk është në rregull? Dhe pse e urreni Zotin kaq shumë? Kjo më bën të kuptoj se djalli me të vërtetë ekziston”.
“Shikoni se si krishterimi është feja e vetme me të cilën njerëzit tallen haptazi dhe e konsiderojnë atë komike”.
“E papranueshme! Asnjë nuk duhet të tallet asnjëherë me fenë e tjetrit!”.
“Unë nuk i përkas fesë katolike, por kjo që ju keni bërë është shumë e gabuar dhe kaq shumë mënyra për ta tallur fenë. Respekti kërkon respekt, por ju keni humbur respektin tim. Respektoni Biblën!”.

Megan dhe burri i saj i ardhshëm, të cilët luajtën së bashku në “Midnight in the Switchgrass” në vitin 2019, filluan romancën e tyre në pranverën e vitit 2020. Çifti zbuloi fejesën e tyre në muajin janar.
Fox ndau me ndjekësit një video çasti, në të cilën MGK shihej i ulur në gjunjë me mbishkrimin: “Në korrik të vitit 2020 ne u ulëm nën këtë pemë. Kërkuam për magji. Ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Reperi nuk ka qenë i martuar më parë, por është prind i një 13-vjeçareje me ish të dashurën e tij, Emma Cannon. Në anën tjetër, Megan ka tre djem me-ish bashkëshortin e saj, Brian Austin Green. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

DJ PM, Dagz, Lumi B, Majk dhe Zaza më 8 qershor sjellin bashkëpunimin e tyre të ri

Kim Kardashian lë të dyshohet se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Pete Davidson

Modelja braziliane ndërron jetë në moshën 40 vjeçare pas disa komplikimeve gjatë një operacioni estetik

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit

Kim Kardashian lë të dyshohet se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Pete Davidson

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona