eksperti ad

Para dy vitesh, Megan Fox dorëzoi kërkesën për shkurorëzim, por ajo dhe aktori Brian Austin Green vendosën të pajtohen.

Dy aktorët vendosën t’i japin edhe një shans dashurisë. Çifti i njohur serish është së bashku dhe planifikojnë madje edhe fëmijën e katërt.


brian2 (Fame/Flynet)

“Kemi biseduar për këtë dhe do të donim të kemi një vajzë. Kam dëshirë të madhe të kem një vajzë”, ka thënë aktori 43-vjeçar.

Ai ka një djalë me 15 vjeçar me aktoren Vanessa Marcil, ndërsa me Megan ka tre djem.

brian1

Ylli i “Beverly Hills” dhe aktorja e bukur janë në lidhje që nga viti 2005, ndërsa u martuan në vitin 2010 dhe u ndanë në vitin 2015. /Telegrafi/