LAJMI I FUNDIT:

Mediat skoceze e shohin si të kryer transferimin e Eros Grezdës te Rangers

Mediat skoceze e shohin si të kryer transferimin e Eros Grezdës te Rangers
ELBASAN, ALBANIA - MARCH 26: Stefan Johansen of Norway, Eros Grezda of Albania during International friendly match between Albania and Norway on March 26, 2018 at Elbasan Arena in Elbasan, Albania. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)

Sulmuesi anësor i Osjekut dhe Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda, pritet të vihet nën urdhrat e Steven Gerrard.

Rangers po punojnë që të nënshkruajnë për 3 milionë euro me lojtarin e NK Osijek, Eros Grezda .


Mediat skoceze shkruajnë se lojtari shqiptar është shfaqur si një objektiv kryesor për trajnerin, Steven Gerrard, pasi njëri prej lojtarëve e kryesor si Jamie Murphy, është lënduar dhe do ta humb sezonin.

Record Sport shkruan se Grezda është lojtari identifikuar si një zgjidhje e duhur për klubin dhe bisedimet mes Rangers dhe Osijek kanë filluar për një marrëveshje të mundshme.

Mësohet se skocezët janë gati të paguajnë 2 deri në 3 milionë euro, shumë që konsiderohet e pranishme për kroatët.

Kjo pritet të jetë blerja e 13-të e Rangers në këtë edicion.

Grezda ka qenë njëri ndër lojtarët më të preferuar nga Cristian Panucci prej se ky është zgjedhur trajner te Kombëtarja Shqiptare. /Telegrafi/