LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Trump tërheq ushtrinë amerikane nga Nigeria, e zhvendos në Kosovë dhe vende të tjera

Mediat serbe: Trump tërheq ushtrinë amerikane nga Nigeria, e zhvendos në Kosovë dhe vende të tjera

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të premten i ka dërguar një letër Kongresit Amerikan, duke dhënë hollësi se në cilat vende janë të pranishme trupat amerikane, të cilët siç thuhet “po luftojnë në një luftë globale kundër terrorizmit”.

Sipas kësaj letre, ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga Nigeria dhe do të transferohen në disa vende të tjera ku është e pranishme ushtria amerikane, ndër to edhe në Kosovë.


“Operacionet aktuale të kryera nga Shtetet e Bashkuara me ndihmën e shumë partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të suksesshme, para së gjithash në Irak dhe Siri. Nëse do të jetë e nevojshme, si përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste, do të miratojmë masa shtesë për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump, përcjell Telegrafi.

Siç transmeton televizioni serb “BkTv”, në letrën e presidentit Trump, përveç Kosovës, si vende ku do të tjera ku mund të zhvendosen trupat amerikane nga Nigeria, përmenden edhe Afganistani, Iraku, Siria, Gadishulli Arabik, Jordania, Libia, Kameruni, Çadi, Nigeria, Filipinet, Egjipti, Guantanamo.

Nuk është përmendur numri i saktë i ushtarëve amerikanë në Kosovë, por vlerësohet se aktualisht janë rreth 690. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori