LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe reagojnë për billbordet me Rita Orën në Beograd, serbët e quajnë skandaloze paraqitjen e shqiptares në reklama

Mediat serbe reagojnë për billbordet me Rita Orën në Beograd, serbët e quajnë skandaloze paraqitjen e shqiptares në reklama

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në një temë mjaft të diskutuar në mediat në Serbi.

Tabloidi serb Informer.rs ka shkruar se është irrituese që reklamat me figurën e saj, gjenden në qytetin e Beogradit.


“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, nis shkrimin mediumi serb.

Duke e quajtur skandaloz faktin që këngëtarja shqiptare e cila këndoi në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, serbët irritohen nga fakti se ajo po shfaqet në reklamat e një marke stolish të çmuara – me të cilën Rita ka nënshkruar kontratë muaj më parë.

Kjo gazetë madje e quan këngëtaren Ora një mbështetëse të UÇK-së, e cila ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe.

Në një sërë intervistash të realizuar me kalimtarët e rastit në Beograd, mediumi serb ka sjell përgjigjet e tyre, duke treguar se ata janë të pakënaqur që imazhi i saj promovohet në kryeqytetin e Serbisë.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, ka theksuar një nga të intervistuarit serb.

“Nëse do të pyesja veten në jetë, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë”, ka theksuar më tej Stanimirovic, një tjetër i ri serb.

Ndërkohë Nebojsa Krstic, ekspert i mirënjohur i marketingut në Serbi, i ka thënë gazetës Infrmer të Serbisë, se këto reklama nuk mund të ndëshkohen me ligj por nga tregu.

“Nuk është e paligjshme dhe nuk mund të ndalosh një këngëtare të shfaqet në një reklamë. Është tregu që do të thotë fjalën e tij të fundit. Nëse një kompani ka bërë një zgjedhje të dobët të markës tregtare, atëherë kjo do të ndihet në shitjen e produkteve”, ka shpjeguar Krstic.

Mediumet serbe jo pak herë kanë raportuar me inat për reputacionin botëror të këngëtareve të njohura shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori