LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Prishtina ia ndalon hyrjen ministrit Vulin

Mediat serbe: Prishtina ia ndalon hyrjen ministrit Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksnadar Vulin dhe një delegacion shëndetësor ushtarak, janë ndaluar të hyjnë në Kosovë, theksuan nga kabineti i ministrit Vulin për TV Prva.

Sipas “B92”, përcjell Telegrafi nga kabineti i ministrit Vulin u tha se ministri dhe delegacioni nuk u lejuan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë.


Ditë më parë, siç shkruan “B92” mediat raportuan se Prishtina mori vendim për t’i ndaluar të gjithë zyrtarëve serbë hyrjen në Kosovë. Megjithatë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç  pas kësaj diskutoi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili i tha asaj se kjo nuk ishte e vërtetë.

Prishtina edhe një herë ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit, ku përveç ministrit Vulin, këtë herë në listën e ndalesës janë dhe mjekët, shkruan “B92”.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se vizita e planifikuar kishte karakter humanitar dhe se përfaqësuesit e ministrisë dhe Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA) me udhëheqësit e Qendrës Spitalore në Mitrovicë kanë për qëllim që të diskutojnë përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të ndihmuar më tej qendrën mjekësore.

Delegacioni ishte i përbërë nga ministri Vulin, Ugljesha Joviçiq, Miroslav Vukosavljeviq dhe Nenad Ratkoviq nga VMA.

Mirëpo ditë më parë kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj ka demantuar zyrtarët në Serbi se Kosova ka lëshuar dokument që ndalon hyrjen e të gjithë zyrtarëve nga institucionet serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori