LAJMI I FUNDIT:

Mediat sebre: Haradinaj do të qëndroj në paraburgim 18 ditë

Mediat sebre: Haradinaj do të qëndroj në paraburgim 18 ditë

Ramush Haradinaj do të qëndroj në paraburgim të paktën 18 ditë.

Kështu raporton mediumi serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin, përcjell Telegrafi.


Serbia do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt
Lexo po ashtu Serbia do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt

Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradimin e Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuar për Tanjug  prokuroria serbe.

Gjykata e Apelit në Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004./Telegrafi/