LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike ‘tallen’ me Granit Xhakën (Foto)

Mediat britanike ‘tallen’ me Granit Xhakën (Foto)

Kjo verë mund të shënohet me germa të arta për mesfushorin Granit Xhaka. Futbollisti i kombëtares zvicerane ka finalizuar kalimin e shumëpritur te Arsenali dhe nëse do të jetë protagonist në Euro 2016, mund të quhet bast i fituar për trajnerin Arsene Wenger.

Por Granit Xhaka është bërë objekt ironie dhe humori në tabloidet britanike, për shkak se ka ndryshuar dy herë numrin e fanellës. Futbollisti me origjinë nga Kosova fillimisht preferoi 34 te Arsenali, e më pas numrin 16.


Por kur nisën edhe porositë e para në faqen zyrtare të Arsenalit, Xhaka preferoi zgjedhjen finale, numrin 29. Klubi londinez ka bërë të ditur se do të rimbursojë të gjithë klientët me numrin e gabuar të Xhakës.

number