LAJMI I FUNDIT:

Media amerikane zbulon varrin e zbrazët të Michael Jackson

Media amerikane zbulon varrin e zbrazët të Michael Jackson

Për disa personazhe, nuk zbardhet thuajse asnjëherë e vërteta e plotë. Ngelen gjithnjë hije dyshimi në jetët e tyre o, në këtë e të tjera raste, në vdekjet që u kanë ardhur në moshë të re. Bashkë me vdekjen e Princeshës Diana, po aq misterioze ngelet edhe vdekja e legjendës së muzikës pop,

Michael Jackson i cili është varrosur në varrezat Fores Loan, në Californi.


Në kohë të ndryshme qarkulloje hipoteza që vënë në dyshim vdekjen e tij.

Një portal amerikan ka shkruar së fundi se varri i këngëtarit është bosh, nuk gjendet trupi.

Mirëpo, famlijarët e këngëtarit kanë pohuar se trupi i tij, me kërkesën e vetë Micahel, është djegur dhe hiri është shpërndarë në fermën Neverland.

Faktet nuk përputhen njëra me tjetrën sepse menjëherë pas varrimit, trupi u dërgua për në varreza. Janë prapë familijarët ata që thonë se djegien e kanë bërë pas disa muajsh dhe e kanë vendosur sërish arkivolin në varr! /Living/