LAJMI I FUNDIT:

Meda dhe MC Beka pranë lansimit të klipit të ri

Meda dhe MC Beka pranë lansimit të klipit të ri
MC Beka dhe Meda (Foto: Instagram/MC_Beka)

Ka kohë qe Meda dhe MC Beka e kanë paralajmëruar bashkëpunimin muzikor dhe tashmë është pranë publikimit.

Para më shumë se një muaji, producenti Nurteel kishte njoftuar se dy këngëtarët do të vinin me një duet të veçantë.


Ndërsa tash, MC Beka dhe Meda kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale që duket të jenë nga xhirimet e klipit.

“Shumë shpejt me klip të ri”, ka shkruar Beka në postimin e tij në Instagram.

Nurteel qëndron prapa këngës, ndërsa ai e kishte realizuar edhe projektin “Made in Africa” të MC Bekës që u lansua në muajin maj.

Meda të premten e ka publikuar duetin me Vjollca Haxhiun me titull “Falem”.

Natyrisht se bashkëpunimi ndërmjet Bekës dhe Medës do të jetë interesant, kur kihet parasysh se janë dy zhanre shumë të ndryshme. /Telegrafi/