LAJMI I FUNDIT:

Me rastin e 8 marsit, Princ Caffe Turke ia festoi ditëlindjen e 80-të Leze Qenës

Me rastin e 8 marsit, Princ Caffe Turke ia festoi ditëlindjen e 80-të Leze Qenës

Me rastin e 8 marsit, Princ Caffe Turke , ia bëri një befasi të këndshme aktores të mirënjohur Leze Qenës, të cilës ia festoi edhe ditëlindjen e 80-të.

I gjithë organizimi ishte një befasi për të cilën aktorja e kuptoi vetëm kur arriti në ambientet e Princ Coffe Shop në Prishtinë. Lezën e priste e gjithë shoqëria e ngushtë e saj që ishin mbledhur për ditëlindjen e saj, të gjitha të ftuara nga Princ Caffe Turke .

Gjatë këtij organizimi u festua edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes aktores dhe Princ Caffe-s ku Leze Qena ka më shumë se një dekadë që është dhe vazhdon të jetë fytyrë e këtij brendi.

Leze Qena do të vazhdojë të jetë edhe më tutje ambasadorja e përhershme e Prince Caffe Turke. /Telegrafi/