eksperti-banner

Pas shumë serialeve vendore humoristike më në fund publikut shqiptar do ti servohet një serial serioz.

Seriali do të quhet “192” dhe korrespondon me thirrjet që qytetarët i bëjnë në situata alarmi në drejtim të organeve të rëndit.


Përveç policisë, në këtë serial do të jetë e përfshirë edhe forenzika, si dhe qendra e thirrjeve e policisë.

Vlen të theksohet se në rolet kryesore luajnë Enver Petrovci, Shkumbin Sopjani, Xhejlane Tërbunja, Alban Makolli, Melisa Demiri-Klass. Gjersa producent është Nexhmedin Kahrimani, skenarist është Mirjeta Fejzullahu.

Për regjinë është përkujdesur Krenar Belegu, i cili për RTV Dukagjini ka treguar se “ky projekt është duke u punuar me shumë seriozitet”.

Kujtojmë se ‘192’ do të shfaqet në RTK1 çdo të diel në ora 20.30, duke filluar nga e diela e 13 shtatorit. Sezoni i parë ka 36 epizode.