LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje për ligjërimin e hoxhallarëve në burgje

Arrihet marrëveshje për ligjërimin e hoxhallarëve në burgje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe kryetari i Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e rehabilitimit dhe ri-integrimit të personave të burgosur sipas legjislacionit në fuqi.

Tahiri shprehu bindjen se organizimi i ligjëratave fetare për të burgosurit do të rrit vetëdijen lidhur me rreziqet e radikalizmi fetar.


“Përmes ofrimit dhe organizimit të ligjëratave fetare për të burgosurit në institucionet korrektuese, besojmë shumë se do të rritet vetëdija si në mesin e personave të privuar nga liria, që mbahen në institucionet korrektuese, ashtu edhe në institucionet e përfshira në zbatimin e këtij Memorandumi” ka theksuar Tahiri.

Ministri Tahiri po ashtu ka theksuar se idetë e radikalizmit kanë përfshirë gjithë botën, dhe Kosova nuk ka mbetur imune nga kjo dukuri. Megjithatë, sipas Ministrit, numri i pjesëmarrësve në konfliktet e huaja ka rënë dukshëm.

“Fatmirësisht ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e konflikteve të huaja, kjo falë edhe angazhimit institucional për të ndërmarrë masa konkrete në parandalimin e këtij fenomeni. Megjithatë, edhe ata që janë kthyer edhe ata që janë aktualisht në vuajtje të dënimit, në esencë janë qytetarë të Kosovës dhe meritojnë kujdesin tonë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Marrëveshjes, Bashkësia Islame e Kosovës angazhohet në sigurimin e ligjëratave fetare nga Lista e imamëve të BIK-ut e verifikuar në mënyrë të duhur, ndërsa Ministria e Drejtësisë siguron hapësirat për mbajtjen e ligjëratave si dhe bënë ofrimin e sigurisë për zyrtarët fetar gjatë vizitave të tyre në institucionet korrektuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori