LAJMI I FUNDIT:

McLaren prag shkëputjes së marrëveshjes me Hondën: Motor i dështuar, nuk fitojmë dot titullin

McLaren prag shkëputjes së marrëveshjes me Hondën: Motor i dështuar, nuk fitojmë dot titullin

“Ne duam të fitojmë titullin kampion bote me motorin Honda, por nëse kjo gjë nuk është e mundur, do të vijë një moment kur ne do të vendosim nëse do të bashkëpunojmë sërish me këtë motor apo do të gjejmë një tjetër. Dhe në rast se situata nuk ndryshon dyshimet do të jetë të vogla”, ka thënë drejtori sportiv i makinës McLaren, Zak Brown, që ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e makinës britanike në Botërorin e Formula 1.

Deklarata e tij i ngjan një ultimatum drejtuar motorit Honda të cilin përdor makina McLaren, që prej vitesh nuk arrin të rivalizojë për titull në garat e Formula 1.


“Na njoftuan se nuk do të kemi përmirësimet e premtuara për garën e Kanadasë. Kjo na ka zhgënjyer shumë dhe po kaq të mërzitur janë edhe pilotët”, shtoi ai.

Gjatë këtij Botërori, makina McLaren-Honda nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë, duke qenë në vendin e fundit dhe vështirë se situata mund të ndryshojë në garën që zhvillohet këtë fundjavë, në Kanada. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori