LAJMI I FUNDIT:

McCane kritikon Trump për dhënie të informatave të besueshme

McCane kritikon Trump për dhënie të informatave të besueshme

Senatori amerikan John McCane nga radhët e republikanëve ka vlerësuar si thellësisht shqetësuese pohimet se presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zbuluar informacione shumë të besueshme për Shtetin Islam zyrtarëve rusë gjatë një takimi javën e kaluar.

McCane, njëri nga kritikët më të mëdhenj të Trump në partinë republikane, ka shtuar zërin e tij në mesin e kritikave që dje shkaktoi raporti i  gazetës “Washington Post”, se Trump kishte zbuluar informacione të besueshme ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një takimi javën e kaluar për Shtetin Islam dhe se me këtë rast potencialisht ka kërcënuar burimin e informacionit, shkruan AFP.