Reperët e labelit P.I.N.T, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë sjellë videon muzikore të këngës që mban titullin “Ky tipi”.

Teksti është shkruar nga dy reperët, derisa për incizimin, miksimin dhe prodhimin, është kujdesur Pressplay.


Videoklipi është xhiruar në versionin bardh e zi. Pjesë e klipit është edhe aktori tetovar, Blerim Destani.

Kënga e re është pjesë e albumit të tyre të ri, “Rapsodët N’Rap T’Sotit”, i cili pritet të vijë në muajin korrik. /Telegrafi/

rapsod