LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pa gola dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit – hapet edhe më shumë gara për një vend në Evropë

Mbyllet pa gola dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit – hapet edhe më shumë gara për një vend në Evropë

Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja më mirë filloi për vendasit, kur rrezikuan me anë të Shefit Shefitit në minutën e 15-të, mirëpo goditja e tij u devijua nga mbrojtja mysafire.


Mërgim Pefqeli testoi Enea Koliçin në minutën e 28-të nga distanca, por gardiani i Gjilanit ishte i vëmendshëm.

Pefqeli (31’) provoi edhe një herë fatin, mirëpo kësaj radhe topi përfundoi jashtë.

Edhe Hyseni e kishte të njëjtin fat në minutën e 41-të, pasi gjuajti jashtë.

Pjesa e dytë ishte disi më e heshtur nga të dyja anët, ndërsa pati një karton të kuq.

Arbnor Ramadani pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Gjilanin me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 78-të.

Kryeqytetasit nuk ia dolën të shfrytëzonin këtë epërsi numerike, duke ndarë kështu pikët në fund me mysafirët.

Pas javës së 33-të, Gjilani vazhdon të jetë në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Prishtina në të katërtin me 44 sosh, aq sa ka edhe Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori