LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet ndeshja – menjëherë shfaqet një gropë e madhe misterioze në mes të fushës, lojtari danez fut këmbën

Mbyllet ndeshja – menjëherë shfaqet një gropë e madhe misterioze në mes të fushës, lojtari danez fut këmbën

Ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve doli të ishte e çuditshme për dy arsye.

Danimarka mundi 2-1 Austrinë e Ralf Rangnick në Vjenë në një ndeshje që u vonua për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.


Si rezultat, tifozët tentuan të ndriçonin stadiumin me celularët e tyre.

Pierre-Emile Hojbjerg  dhe Jens Stryger Larsen shënuan për danezët, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Xaver Schlager.

Por çudita e madhe ndodhi pasi që u mbyll ndeshja nga gjyqtari.

Kjo për shkak se një gropë e madhe misterioze u shfaq në mes të fushës. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq kjo vrimë në mes të fushës.

Lojtarët danezë dukeshin shumë të intriguar dhe Skov Olsen madje e futi këmbën aty.

Pas ndërprerjes së energjisë, një vrimë e madhe që shfaqet në fushë… gjëra që nuk shihen shpesh në një ndeshje të nivel të lartë.

Sa i përket vrimës në mes shikuesit kanë dhënë mendimet e tyre, ku njëri më i arsyeshmi ishte se aty në mes është zona e grumbullimit të ujit, ku një nga gypat ka mundur të ketë problem. /Telegrafi/