LAJMI I FUNDIT:

Mbyllën tregjet e kafshëve në Drenas dhe Komoran

Mbyllën tregjet e kafshëve në Drenas dhe Komoran

Drejtoria e Inspeksionit, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit së ka bërë mbylljen e tregut të kafshëve në Komoran dhe në Drenas, në bazë të vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si masë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Gungore të Lëkurës.

Inspektoret Komunal do të bëjnë inspektimin e tregut të kafshëve në Komoran ditën e shtunë dhe në Drenas ditën e enjte, si dhe eventualisht nëse bëhet ç’vendosja e tregut në rrugë apo hapësira tjera do të merren masa për largimin e tyre.


Andaj lusim qytetarët që t’i shmangën tregut të kafshëve dhe lëvizja e kafshëve në rrugë (për therje) të behët me pëlqim nga Veterinari. Të gjithë fermerët dhe pronarët që posedojnë kafshë, për ç’do rast të dyshimit lidhur më këtë sëmundje, të lajmërojnë menjëherë Veterinarin dhe Drejtoratin për Bujqësi në Komunën e Drenasit.

Drejtoria e Inspeksionit, kërkon mirëkuptim nga qytetarët për zbatimin e këtij vendimi, i cili do të jetë në fuqi deri në një vendim të ardhshëm, për të cilin do të njoftoheni më kohë. /Telegrafi/