Legjenda e Milanit thotë se për mbrojtësit është shumë më vështirë që ta ndalin yllin e Barcelonës sesa atë të Real Madridit.

“Shikuar në përgjithësi, për gjithë karrierën, kulmi është prekur nga Messi”.


“Fatkeqësisht, një vit kam luajtur katër herë kundër tij brenda një sezoni, isha shumë pafat dhe i moshuar!”.

“Ai ka diçka të veçantë që nuk e ka një lojtar i zakonshëm”.

“CR7 është po ashtu një kampion i madh, por Messi është i veçantë, është më i vështiri për mbrojtësit”.

“Messi mund të bëjë dhjetë sprinte radhazi, është e pamundur të luash ndaj tij”, ka deklaruar Nesta. /Telegrafi/

telegrafi sport app