LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Sllovenisë, Stojanovic: Në Kosovë për fitore, kemi cilësi

Mbrojtësi i Sllovenisë, Stojanovic: Në Kosovë për fitore, kemi cilësi

Në konferencën për media të mbajtur nga stadiumin “Fadil Vokrri”, ka folur mbrojtësi i majtë slloven Petar Stojanovic.

Futbollisti i Dinamo Zagreb, ka thënë se duan ta fitojnë ndeshjen ndaj Kosovës, edhe pse e vlerëson lartë ekipin e drejtuar nga Bernard Challandes.


“Ne kemi ardhur për të luajtur një ndeshje të mirë. Duam të fitojmë dhe të tregojmë cilësinë që kemi. Ne jemi të vetëdijshëm se po luajmë kundër një ekipi kombëtar që ka lojtarë cilësorë, por ne do të dëshironim të shkonim në Moldavi me një fitore “.

“Ne hapëm edicionin në Ligën e Kombeve me një barazim kundër Greqisë që është cilësore dhe një fitore ndaj Moldavisë”.

“Në stërvitje, mund të shihet se ne kemi cilësinë dhe dëshirën për të treguar atë jemi të aftë të bëjmë. Besoj tek ne, atmosfera është e shkëlqyeshme. Ne do të japim më të mirën tonë për të fituar dy ndeshjet e radhës”, ka thënë Stojanovic.

Sllovenia ndan vendin e parë me Greqinë në grupin 3. Të dy ekipet kanë grumbulluar nga katër pikë, ndërsa Kosova dhe Moldavia kanë nga një.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori