LAJMI I FUNDIT:

Mbreti i transformimeve, i gatshëm për gjithçka – këto ishin rolet e tija më ekstreme (Foto)

Mbreti i transformimeve, i gatshëm për gjithçka – këto ishin rolet e tija më ekstreme (Foto)

Aktori dhe këngëtari amerikan, Jared Leto, është mjeshtër në profesionin e tij dhe një mbret i vërtetë i transformimit.

Ai është i vetëdijshëm se puna si aktor bart me vete shumë sfida dhe sakrifica, prandaj nuk e ka problem që t’u nënshtrohet ndryshimeve në dukjen e tij për nevojat e filmave që xhiron.

leto1

Realizimi i tij më i ri është roli i Jokerit në filmin “The Suicide Squad”, transmeton Telegrafi.

Jack Nicholson dhe Heath Ledger janë disa prej yjeve që e kanë luajtur rolin e Jokerit në të kaluarën, prandaj Leto e ka pasur të qartë se duhet t’i kalojë kufijtë dhe të bëjë diçka ndryshe për të tërhequr vëmendje si gjatë xhirimeve të filmit, ashtu edhe gjatë promovimit të tij.

squad

Për t’iu përshtatur karakterit, gjatë xhirimeve, aktori u kishte dërguar kolegëve të tij dhurata bizare në stilin origjinal të Jokerit.

Kështu, Margot Robbie ka marrë një letër dashurie me një mi të gjallë të zi, Will Smith një zarf plot plumba, ndërsa kolegët tjerë kishin pranuar prezervativë të përdorur dhe rruaza anale.

“Kam bërë shumë gjëra për të krijuar një atmosferë dinamike dhe për të krijuar elementin e befasisë dhe spontanitetit, në mënyrë që të thyeja të gjithë muret që ekzistonin. Jokeri është vërtet i tillë – ai nuk i respekton gjërat siç janë hapësira private dhe kufijtë personalë”, ka deklaruar Leto.

re1

Gjatë kohës sa kishte luajtur rolin e Harry Goldfarb (“Requiem for a Dream”) dhe asokohe ishte në lidhje me Cameron Diaz, aktori për dy muaj kishte hequr dorë nga seksi, nuk hante për të humbur në peshë – ndërsa kishte humbur 15 kilogramë. Ai kishte pasur probleme me shëndetin dhe në fund ka pasur edhe halucinacione. Për ta përjetuar rolin e një të varuri prej drogës, ai kishte jetuar për dy javë në rrugët Brooklynit.

Gjatë përgatitjeve për filmin “Chapter 27”, ku luajti rolin e Mark Chapman, vrasësin e John Lennon, Leto shtoi 30 kilogramë peshë duke ngrënë ushqim kalorik, si pica, akullore, brumëra, ndërsa konsumonte shumë salcë soje për t’u dukur sa më i fryrë.

len1

“Vërtet ishte një prej gjërave më pa lidhje që i kam bërë, meqenëse më është rritur kolesteroli aq sa mjekët deshën të më shkruajnë barna që u jepen njerëzve shumë të moshuar. Megjithatë, ishte një rrugëtim fascinues”, ka treguar ai.

Pas përfundimit të xhirimeve, aktori iu nënshtrua një diete strikte që e ndoqi për dhjetë ditë, ndërsa për një kohë aq të shkurtë, humbi nëntë kilogramë.

jar

Në filmin “Dallas Buyers Club”, Leto luan rolin e një trans-prostitute, ndërsa për t’u përgatitur për atë rol, iu desh të humbte 15 kilogramë, ndërsa e depiloi trupin nga koka te këmbët.

Të mos i lëmë anash edhe paraqitjet e tij në filmat, si “Fight Club” dhe “Mr. Nobody”, në të cilët ishte transformuar në plak. /Telegrafi/

film

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori